Jeni të stresuar? Ja se çfarë duhet të hani (dhe çfarë jo) 

schedule23:18 - 23 Mars, 2018

schedule 23:18 - 23 Mars, 2018

Kur jeni të stresuar, trupi juaj konsumon më shumë substanca: ja se çfarë duhet të hani për të luftuar këtë proces dhe për të zvogëluar simptomat e stresit.

Një intervistë pune, një provim në universitet, një ngjarje me rëndësi të veçantë, një takim me një person të veçantë: të gjitha rastet kur ju jeni në ankth dhe nervozizmi është i madh.

Megjithatë, në qoftë se për ndonjërin stresi bëhet një formë e energjisë pozitive, e cila ndihmon për të përmbushur sfidat e jetës me vendosmëri më të madhe, për të tjerët ai bëhet një vorbull negativiteti dhe urrejtjeje, e cila krijon konflikte të brendshme dhe dhimbje të të gjitha llojeve.

Kur ju jeni të stresuar, organizmi konsumon më shpejt disa substanca, që  i ndihmon atë të përballen me ankthin dhe nervozizmin, dhe kjo çon në mangësi ushqyese që shkaktojnë lodhje, ulje humori, skuqje të lëkurës, ulje të imunitetit, probleme gastrointestinale (dhe lista mund të vazhdojë në infinit).

Për këtë arsye është e dobishme të dihet se cilat substanca janë të mangëta kur ato jeni veçanërisht të stresuar dhe cilat  duhet të riintegrohen në dietën ditore.

Ja se çfarë duhet të hani kur jeni të stresuar për të kufizuar efektet e stresit në humorin dhe trupin tuaj.

Magnezi

Kur jeni të stresuar është e vështirë për të përballuar jetën e përditshme me qetësi. Trupi konsumon shpejt rezervat e magnezit, një mineral i rëndësishëm për mirëqenien psikofizike të një personi.

Nëse ka më pak, ju ndjeheni të dërrmuar dhe jeni më të prirur ndaj dhimbjeve të muskujve dhe dobësisë, mund të ndjeni një ndryshim të rrahjeve të zemrës, niveli i përqendrimit është i ulët dhe keni tendencë të jeni nervozë pa arsye.

Për këtë arsye ju duhet të keni mbi tavolinë ushqimet që e përmbajnë atë në sasi të mëdha, të tilla si drithërat, fara, bishtajore dhe perimet me gjethe jeshile.

Farat e kungullit, për shembull, janë një burim i shkëlqyeshëm i magnezit, të shëndetshme dhe të shijshme për t’u ngrënë preferohet në mëngjes. Mund t’i blini në supermarket, ose ti hiqni ato nga kungulli, t’i lani mirë, t’i thani për 24 orë dhe pastaj janë gati për t’u ngrënë.

Vitaminat e grupit B

Vitaminat B janë thelbësore sepse ato lejojnë trupin të marrë energjinë e nevojshme për funksionet e tij.

Ata janë kryesisht të pranishme në mish, veçanërisht të pasura me B12, që kontribuon në funksionimin e duhur të sistemit nervor dhe përmirëson disa aftësi mendore, të tilla si kujtesa, përqendrimi dhe rendimenti.

Prandaj, ky ushqim duhet të merret të paktën dy herë në javë, duke u përpjekur të alternoni pulën dhe gjeldetin me mish viçi, mish derri dhe viçi, të cilat janë mish më shumë yndyror.

Edhe vitamina B7 ndihmon trurin për të kapërcyer gjendjet e karakterizuara nga stresi i tepruar fizik dhe mendor: përveçse në mish, e gjejmë në majanë e birrës, drithëra integrale, të verdhën e vezës, arra, banane dhe agrume.

Vitamina C

Në situata të stresit të lartë, trupi kërkon më shumë rezerva të vitaminës C, e cila jo vetëm që përmirëson sistemin imunitar, por edhe lufton radikalet e lira përgjegjëse për plakjen e qelizave.

Burimet më të mira të vitaminës C janë kivi, agrumet, domatet, specat, marulet, spinaqi.

Duhet patur kujdes, pasi këto lëndë ushqyese përkeqësohen me gatimin, kështu që ushqimet që përmbajnë atë – sidomos perimet – duhet të hahen të papërpunuara në mënyrë që të mos humbasin ndonjë vitaminat.

Triptofani

Është një substancë e aftë për ngritjen e niveleve të serotoninës, një neurotransmetues që rregullon gjendjen shpirtërore (nuk është rastësisht i quajtur edhe “hormoni i humorit”), vepron si antidepresant natyror dhe nxit relaksimin, veçanërisht gjatë natës.

Për ta mbushur me serotonin, ju kurrë nuk duhet t’ju mungojnë drithërat, orizi, patatet, vezët, qumështi dhe produktet e qumështit, salmoni, banane, papaja,  farat, perimet me gjethe jeshile.

Çokollata e hidhur (ose e zezë)

Çokollatës së zezë nuk i thuhet kurrë jo. Ajo është e pasur me flavonoide dhe katekine, të afta për të gjeneruar një ndjenjë të mirëqenies dhe kënaqësisë, sheqernat e saj rrisin nivelet e serotoninës dhe përmbajnë sasi të mirë të magnezit.

Duhet të merret një kub në ditë, pas darkës. Përqendrimi i kakaos nuk duhet të jetë më i vogël se 70%.

Duhet të shmangen kafeja dhe cola

Ata që janë të stresuar dhe përpiqen të menaxhojnë jetën e tyre të përditshme me kujdesin e nevojshëm duhet të shmangin pirjen e kafesë, e cila, duke qenë stimuluese, mund të përkeqësojë gjendjen e nervozizmit të brendshëm.

Për fat të mirë, ka alternativa të vlefshme, të tilla si kafe elbi apo dekafeinato. të cilat nuk kanë të njëjtin efekt.

Është mirë gjithashtu që të shmangni pijet me bazë coca cola, sepse ato, përmbajnë kafeinë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!