Jeni shtatzanë? Ushqimet që ju (s) duhet të konsumoni

schedule14:33 - 4 Prill, 2022

schedule 14:33 - 4 Prill, 2022

Një grua shtatzënë duhet të jetë e sigurtë që dieta e saj siguron mjaftueshëm lëndë ushqimore dhe energji për zhvillimin e duhur të fëmijës si dhe të sigurohet qe trupi i saj është mjaftueshëm i shëndetshëm për t’u përballur me ndryshimet që janë duke ndodhur.

Për një shtatzani të shëndetshme, nëna duhet të ndjekë një dietë të balancuar që duhet të përfshijë:

Frutat dhe perimet. Ato mund të jenë në formën e lengut të frutave, të thata, të ngrira, të kosnervuara ose të freskta. Produktet e freskta dhe të ngrira zakonisht kanë përmbajtje më të lartë në vitamina.

Ushqime të pasura me karbohidrate në formën e niseshtesë. Ato përfshijnë pataten, orizin, makaronat dhe bukën.

Burime të mira të proteinave janë peshku, pula, veza, fasulet, thjerrëzat, bishtajet dhe arrat janë gjithashtu burime shumë të mira të proteinave.

Ushqimet si buka, orizi, makaronat prej grurë tëre, frutat dhe perimet janë të pasura me fibra. Femrat kanë një risk të lartë për të zhvilluar konstipacion( kapsllëku)  gjatë shtatzanisë. Konsumimi i fibrave është efektiv në minimizimin e këtij rreziku. Fibrat gjithashtu ndihmojnë në parandalimin e obezitetit për nënën.

Nëse nëna është vegjetariane ajo duhet të konsumojë qumështin e sojës, brokoli, lakër jeshile dhe arra soje për të siguruar kalçiumin e nevojshëm. Ushqimet e përditshme si qumështi, djathi dhe kosi janë të pasura gjithshtu me kalçium.

8 ushqimet që nuk duhet ngrënë gjatë shtatzanisë:

Disa lloje peshku si levreku, peshku shpat duhen ngrënë shumë pak gjatë shtatzanisë sepse përmbajtja e mërkurit mund të jetë në vlera të larta, dhe për pasojë mund të ndikojë negativisht në zhvillimin e fëmijës.

Ushqimi aziatik si sushi kanë një rrezikshmëri më të lartë për infektim bakterial apo helmimi nga ushqimi.

Vezët e gjalla, si dhe ushqimet me vezë të pagatuara plotësisht nuk duhen ngrënë. Vezët janë ushqimi i parë që preket dhe transmeton salmonelën.

Është diçka shumë e rëndësishme që ushqimet të cilat konsumohen nga nënat shtatzana të jenë plotësisht të gatuara, në mënyrë që të mos ketë rrezikshmëri për infeksionet patogjene që merren nga mikrobet që kanë perimet, mishi etj.

Ushqimet e konservuara dhe me përbërës jo natyral, kanë një probabilitet për infeksionin e listerisë.

Djathi si gorgonzola, shoqërohen me një përqindje shumë të lartë ndaj infeksioneve të mykyt.

Ushqimet e thata si ëmbëlsirat, patatinat, biskotat duhet të mbahen në një minimum, pasi përmbajnë vetëm yndyra dhe shumë pak vlera ushqimore.

Kafeina- nëse një nënë shtatzanë konsumon shumë kafe gjatë shtatzanisë, ka një rrezik më të lartë për të lindur një fëmijë nënpeshë që çon në probleme me shëndetin dhe më vonë në jetën e fëmijës.

Pirja e sasive të mëdha të alkoolit gjatë shtatzanisë mund të dëmtojë si nënën dhe fëmijën. Fëmija mund të rritet ngadalë, ka çrregullime të sjelljes si dhe probleme në të mësuar./abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!