Materniteti Hygeia, është një prej departamenteve lider të Spitalit Hygeia,ku ofrohen shërbime mjekësore të standarteve ndërkombëtare për nënat e reja & të porsalindurit.
Ky Departament ka në dispozicion të tij 6 salla lindje dhe 12 dhoma për nënat qe ofrojnë kushte optimale qëndrimi. ka Njësinë e Terapisë Intensive për të porsalindurit (Reanimacioni për të porsalindurit) ku trajtohen dhe mbahen nën vëzhgim rastet e të porsalindurve me komplikacione të ndryshme mjekësore.
Staf i mjekëve obsteter -gjinekologe dhe atyre mami janë të dedikuar dhe ofrojnë kujdes mjekësor 24 orë në ditë / 365 ditë të vitit duke filluar që nga ndjekja dhe kontrolli mjekësor i të gjitha etapave të shtatëzanisë, monitorimin e shtatëzanive në rrezik, lindjen dhe kujdesin ndaj bebit që në momentin e parë te jetes, sherbim ky qe ofrohet nga nje staf mjekesh neonatologe profesioniste ne sherbim te pacienteve 24 ore / 24.
Pra gjithçka në përmbushje të misionit të këtij Departamenti te bëjnë të mundur që eksperienca e lindjes për çdo nënë të jetë sa më e sigurt, komode dhe mbi të gjitha një eksperiencë e bukur.
Ndërkohë, për të gjithë ato nëna të cilat zgjedhin Maternitetin e Spitalit Hygeia Tiranë për të lindur, Spitali Hygeia ofron edhe 3 paketa të ndryshme me cmime preferenciale dhe përkatesisht:
- Paketa e plotë Ndjekje shtatëzenie plus Lindje, ku përshihen të gjitha ekzaminimet ekografike dhe laboratorike si dhe një muaj ndjekje për nënën dhe bebin pas lindjes, me cmimin prej 1.700 euro.
- Paketa e pjesshme Ndjekje shtatëzenie plus Lindje, ku përfshihen një pjesë e ekzaminimeve ekografike dhe laboratorike si edhe një muaj ndjekje për nënën dhe bebin pas lindjes, me cmimin prej 1,400 euro.
- Paketa e Lindjes, pra ku përfshihet vetëm lindja si dhe 1 muaj ndjekje për nënën dhe bebin, me cmimin prej 1,000 euro.