Rrjeti më i madh social, Facebook ka shkaktuar konfuzion te përdoruesit e iPhone. Gjithçka ka ndodhur pasi ka nisur t’i shkyçë nga aplikacioni në mënyrë të pashpjegueshme.
Shpesh përdoruesve kur po hapin aplikacionin po u shfaqet opsioni për kyçje dhe njerëzit që përdorin vërtetimin përmes mesazhit telefonik, po u shfaqen probleme në rikyçje.
Bazuar në postimet e rrjetit social, shumë njerëzve i janë hapur telashe në këtë mënyrë.
“Jemi në dijeni që shumë njerëz po kanë problem të kyçen në Facebook. Po punojmë të kthejmë çdo gjë në normalitet sa më shpejt që të mundemi”, ka thënë një zëdhënës i kompanisë për “Engadget”.l.k/abcnews.al