Jeni kuriozë të shikoni Ariana Grande si nuse? Këngëtarja publikon fotot nga dasma e fshehtë

schedule18:48 - 26 Maj, 2021

schedule 18:48 - 26 Maj, 2021

Këngëtarja e njohur Ariana Grande i dha fund beqarisë pak ditë më parë. Ajo u martua në fshehtësi me partnerin e saj Dalton Gomez, por edhe pse lajmi u bë i ditur nga mediat, çifti nuk reagoi.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Ariana Grande (@arianagrande)

Mirëpo, pak minuta më parë Grande i surprizoi të gjithë, pasi ka ndarë për herë të parë fotot nga dasma, ku shfaqet e veshur nuse, me fustan të bardhë dhe vello.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Ariana Grande (@arianagrande)

Ajo ka zgjedhur një fustan të thjeshtë saten, pas trupit, bust dhe me kurrizin e zbuluar. Flokët i ka kapur gjysmë dhe mban një vello me fjongo të bardhë.

“15.5.21”, ka mbishkruar këngëtarja krahas fotove, duke zbuluar datën e saktë të dasmës.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Ariana Grande (@arianagrande)

Ndërkohë ende nuk dihen detaje nga ceremonia, pasi gjithçka është mbajtur diskrete në maksimum./abcnews.al