“Jeni kafshët e mia”, burri e pëson keq pas thirrjeve raciste ndaj të rinjve me ngjyrë

schedule11:49 - 17 Gusht, 2020

schedule 11:49 - 17 Gusht, 2020

Një burrë u dhunua pas disa thirrjeve raciste që bëri ndaj një grup të rinjsh me ngjyrë në Londër. Ngjarja ka ndodhur në një tren të linjës qendrore në kryeqytetin anglez, ku shihet personi në fjalë duke iu referuar si  “kafshët e mia’ të rinjve që ndodheshin pranë tij.

Mediat e huaja kanë publikuar pamjet ku shihet burri në fjalë duke bërtitur ndaj personave me ngjyrë: “Kjo është shtëpia ime, dhe ju të gjithë do të ktheheni.”

Por ndërsa ata janë përpjekur për të dalë, njëri prej tyre shihet teksa kthehet dhe i gjuan me grusht duke e rrëzuar në tokë. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!