Jeni djegur me vajin e tiganit? Lëvizja që duhet të bëni menjëherë

schedule13:37 - 22 Mars, 2022

schedule 13:37 - 22 Mars, 2022

Lëvizja e pakujdesshme me tavën e pjekjes në furrë ose tenxheren në sobë, bëjnë ndonjëherë që duart t’ju digjen. Lëvizja juaj e radhës, saktë, është të hapni rubinetin në të ftohtë dhe të vendosni dorën poshtë për të lehtësuar djegien.

Profesori Hugh Wright nga Spitali i Përgjithshëm i Leeds kreu një studim të indeve të lëkurës i cili arriti në përfundimin se duhet ta lëmë dorën nën ujë të ftohtë të rrjedhshëm për të paktën njëzet minuta.

Pas kësaj kohe dëmtimi i lëkurës do të reduktohet me 56% sipas studiuesit britanik i cili eksperimentoi me 30 mostra të indeve të lëkurës.

Profesori britanik tregon se rekomandimi i zakonshëm për shumë ujë të ftohtë në lëkurën që ka pësuar një djegie të lehtë (shkalla e parë) për dhjetë minuta nuk mjafton. Duhet dy herë më shumë kohë për të pasur një rezultat optimal dhe për të reduktuar shtrirjen dhe thellësinë e djegies.

Eksperimentet janë kryer me lloje të lehta djegiesh si p.sh. djegia nga uji i valë ose një tigan i nxehtë në furrë, të cilat janë më të zakonshmet. Siç shpjegon profesor Wright, uji i ftohtë (jo akulli) ndërhyn në mekanizmat e konsumimit të lëkurës që aktivizohen nga djegia. Në veçanti, kjo praktikë parandalon mbisekretimin e citokineve inflamatore që rrisin dëmtimin e lëkurës.

Gjetjet e studimit iu prezantuan Shoqatës Britanike të Kirurgëve Plastikë, Rindërtues dhe Kozmetikë dhe tregojnë se rritja e numrit të njerëzve që trajtojnë një djegie të shkallës së parë në këtë mënyrë do të zvogëlojë nevojën për kujdes parësor për djegiet e lehta./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!