Me “yllin” francez, Kylian Mbappe në 5 muajt e fundit të karrierës së tij, “gjigantët” e futbollit evropian, Real Madrid e Liverpool janë hedhur në sulm për të siguruar shërbimet e ish-kampionit të botës, me “Gjelat Galezë” e në krahun tjetër, sheiku Nasser Al-Khelaifi kërkon ta mbajë 25-vjeçarin, në Paris, për t’i udhëhequr drejt “Veshëllapushes” të Champions League.
Mirëpo duket se përveç bordit të klubit dhe Presidentit të “Parisienëve” askush nuk është në “ankth” për të ardhmen e tij e madhje as, shokët e tij të skuadrës, me “fantazistin” spanjoll të mesfushës, Fabian Ruiz, i cili në konferencnë për shtyp, para sfidave ndaj “Baskëve”, në Champions League është pyetur pikërisht për këtë temë, teksa ka treguar se në dhomat e zhveshje nuk flitet për këtë temë.
“Kylian do të vendosë, të mos flasim për këtë. Ne flasim vetëm për futboll në dhomat e zhveshjes e vetmja temë është ndeshja e nesërme. Ai pësoi një goditje në gju, por dje u stërvit dhe sot është në dispozicion për të luajtur”,- u shpreh “mjeshtri” spanjoll i mesfushës, i cili duket se është totalisht i përqëndruar te sfida e së mërkurës, ndaj Real Sociedad. /i.m /abcnews.al