“Jemi të lumtur me barazimin”, Asllani: Luajmë vetëm për fitore ndaj Ukrainës

schedule22:58 - 16 Nëntor, 2024

schedule 22:58 - 16 Nëntor, 2024

Kombëtarja e Shqipërisë ka regjistruar barazimin e parë në këtë edicion të UEFA Nations League, me “Kuqezinjtë” që në kanë ndarë pikët me Çekinë në “Air Albania”, me sfidën e vlefshme për xhiron e 5-të të Grupit B1, që u mbyll në shifrat 0-0.

Një koment të shkurtër pas sfidës e ka bërë edhe mesfushori “kuqezi”, Kristjan Asllani, i cili e ka cilësuar si pozitiv barazimin me Çekinë dhe theksoi besimin që kishte për suksesin e madh në ndeshjen e radhës ndaj “Verdhebluve” të Ukrainës.

“Unë kur luajta në Çeki, kisha gjithë ndeshjen Soucek pas meje. Edhe sot kisha disa probleme në pjesën e parë, se një herë vinte Soucek e një tjetër dhe nuk po gjeja hapësira. Kam kapur shumë pak topa në pjesën e parë. Në pushim më tha trajneri të shkoj të marr topin te mbrojtësit, ata besoj se u lodhën pak dhe u organizuam mirë në pjesën e dytë. Jemi të lumtur për pikën se kjo është një skuadër e fortë.

Sigurisht do luajmë me Ukrainën për të fituar. Kemi kualitet, por Çekia është skuadër fizike. E provuam deri në fund, por në fund marrim një pikë dhe e provojmë në ndeshjen tjetër

Kisha një kundërshtar një kundër një. Atë që bëra e bëra. Nuk është e mundur që unë të bëj gjithmonë asiste apo gola se nuk është e mundur”,- u shpreh “fantazisti” i Kombëtares. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!