“Jemi të gjithë bashkë”, Dede: Do provojmë titullin, derbin e shijojmë dhe e fitojmë

schedule09:57 - 20 Janar, 2021

schedule 09:57 - 20 Janar, 2021

Mbrëmjen e nesërme në 18:00 në “Elbasan Arena” luhet derbi i Shqipërisë mes Partizanit dhe Tiranës. Para kësaj beteje në konferencë për shtyp u paraqit trajneri i bardhebluve, Nevil Dede. Ai foli në lidhje me ndeshjen e nesërme dhe gjendjen në të cilën e gjen Tiranën kjo sfidë.

“Gjendja e skuadrës? Klima është pozitive gjithmonë kur fiton. Kjo ndeshje ka interes të veçantë, është reklama e futbollit shqiptarë. Jemi optimistë. Besoj se do i rikuperojmë shpejt edhe të dëmtuarit. Do bëhemi më solidë me përforcimet e ardhura.

Jehona e fitores së thellë? Çdo gjë është histori dhe është e shkruar. Kanë kaluar shumë ndeshje prej asaj dhe nuk di çfarë të them. E presim me optimizëm dhe duam ta shijojmë.

Duhet të flas për derbin dhe ndjesia ime është që ta shijoj. Jeta është e tillë dhe duam që gjithmonë të jemi fitues. Nëse kjo ndodh, e ke shijuar jetën tënde. Me këtë frymë shkojmë në derbi. Duam ta fitojmë dhe ta shijojmë. Ata që e shohin mund të konstatojnë gjëra që ju pëlqejnë ose jo. Jam një anëtar i grupit, jam i lumtur që punoj, gëzoj dhe vuaj me ta. Ne jemi bashkë.

Muçi Seferi në sulm? Kemi edhe një seancë stërvitore dhe pastaj do vendosim. Klubi po punon edhe për përforcime të tjera, pavarësisht problemeve që kemi kaluar. Nuk flas dot me emra. Derbi është ndeshja më e lehtë për t’u përgatitur. Shkoj në stërvitje dhe gjej entuziazëm. Mezi presim të luajmë. Lojtarët e gjejnë motivimin vetë.

Tirana për titull? Sa ka matematike përgjigja është e dhënë. Është java e 15-të, jo e 33-ta. Jam pjesë e Tiranës, e këtyre djemve dhe gjithçkaje që e përfaqëson ky klub. Të tjerët i kam miq, pavarësisht se fusha na vendos kundër. Mungesa e rezultateve mendohet sesi e shikoni.

Nëse jam unë nën presion, do jenë edhe nëntë skuadra të tjera. Jemi skuadra me më pak humbje. Të shohim sa fitues do jemi. Deklarata e Egbo? Çdo njeri ka te drejte të mendojë si do. Do merrem me të tashmen jo të shkuarën. Unë nuk jam Zoti të them se kush është e vërteta”, përfundoi tekniku i bardhebluve. /abcnews.al