Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Jemi të detyruar, tribunat do jenë bosh”, Vllaznia mesazh tifozëve të zjarrtë

schedule11:36 - 26 Dhjetor, 2020

schedule 11:36 - 26 Dhjetor, 2020

Vllaznia pret nesër Skënderbeun në stadiumin “Loro Boriçi” dhe në Shkodër kanë një merak, pas gjobës që morën në sfidën me Partizanin për shkelje të protokollit të FSHF dhe Ministrisë së Shëndetësisë për mbrojtjen nga COVID-19. Në këto kushte, Vllaznia ka dalë me një thirrje për tifozët në rrjetet sociale.

“Klubi i Futbollit Vllaznia kërkon mirëkuptimin e të gjithë tifozerisë së zjarrtë kuqeblu, dashamirësve dhe të gjithë mbështetësve tanë, që në takimin e datës 27 Dhjetor, ora 13.45, i cili do të zhvillohet në stadiumin “Loro Boriçi” kërkohet zbatimi rigoroz i masave dhe protokolleve për mbrojtjen ndaj COVID 19.

Prandaj përtej dëshirës tonë për të pasur mbështetjen e tifozëve jemi të detyruar që ti bindemi rregullave të përcaktuara nga autoritetet shtetërore dhe FSHF për të mos lejuar prezencën e asnjë tifozi në tribunat e stadiumit në mënyrë që klubi dhe ekipi mos të penalizohen nga shkelja e këtyre rregullave.

Duke ju falënderuar për mirëkuptimin, shpresojmë që kjo pandemi shumë shpejt të marrë fund dhe të rikthehemi të gjithë bashkë në mbështetje të ekipit. Forca Vllaznia”, shkruan Vllaznia në njoftimin e saj drejtuar tifozëve. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!