“Jemi partnerë në krim”, Viky Varga dhe Graziano Pelle po zbaviten në izolim

schedule21:15 - 25 Mars, 2020

schedule 21:15 - 25 Mars, 2020

Bukuroshja hungareze, Viktoria Varga, vazhdon të jetë shumë aktive në Instagram. Partnerja e sulmuesit italian, Graziano Pelle, ka publikuar së fundmi një video të saj dhe të partnerit, duke bërë kërcimin e famshëm që po bëhet viral në Tik Tok.

Me streçe të shkurtra dhe të ngushta, Viky i lë shumë pak vend imagjinatës, ndërsa Pelle duket se po i shijon më së shumti ditët e izolimit. Dyshja simpatike janë rikthyer në Itali, pasi nuk preferonin të rrezikonin duke qëndruar në Kinë, aty ku Pelle aktivizohet me Shandong Luneng.

Në videon e publikuar, Viktoria Varga shkroi: “Partnerë në krim”, referuar filmit të famshëm amerikan me të njëjtin titull, publikuar në vitin 1937. Viktoria dhe Pelle duken në formë të shkëlqyer dhe në Instagramin ku ndiqet nga më shumë se 450 mijë fansa, bukuroshja hungareze nuk ngurron asnjëherë të na mbajë të informuar me foto dhe video nga më të ndryshmet./abcnews.al

 

View this post on Instagram

 

Partners in crime & quarantine💞 #couplegoals TikTok: Vikyvarga95 #ohnananachallenge Who are you in quarantine with ?

A post shared by VIKTORIA VARGA (@vikyvarga) on