Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock është për herë në Tiranë, në kuadër të përgatitjeve për Procesin e Samitit të Bërlinit që do të mbahet pikërisht në kryeqytetin shqiptar, për herë të parë në histori, jashtë vendeve anëtare të BE.
Në një deklaratë për mediat, Baerbock u shpreh se kjo është rruga e duhur për të shkuar më shpejt drejt BE.
Ajo preku edhe situatën në veri të Kosovës, për të cilën tha se është në një linjë me SHBA dhe BE sa i përket tërheqjes së trupav serbe, duke shtuar se duhet treguar vendosmëri më e madhe me prezencën e shtuar të KFOR në komunat me shumicë serbe.
“Ne jemi këtu në mes te Evropës dhe kjo është rruga për të shkuar më shpejt drejt BE. E rëndësishme për ndërlidhjen mes Ballkanit Perendimor dhe Bashkimit Evropian.
Marreveshje për nderveprimin mes vendeve (sigurie, mbrojtje dhe levizsshmerie).
Konflikti mes Kosovës dhe Serbisë potencial kërcënimi për Procesin e Berlinit.
Jemi në të njejtën linjë me SHBA dhe BE sa i përket tërheqjes se forcave serbe nga veriu i Kosovës.
Duhet të tregojmë vendosmëri me të madhe me prezencën e KFOR në komunat me shumica serbe” tha ndër të tjera ajo.r.t/abcnews.al