“Jemi në hall”, KLP: Numri i prokurorëve po shteron, vetëm 220 në detyrë, shpresë te harta e re

schedule11:40 - 11 Nëntor, 2021

schedule 11:40 - 11 Nëntor, 2021

Në Komisionin e Ligjeve është paraqitur sot Këshilli i Lartë i Prokurorisë për të diskutuar mbi buxhetin e këtij institucioni për vitin 2022. Zv.kryetari i KLP Alfred Balla ka deklaruar se ky është viti më i keq për organin e prokurorisë. Mungesa e prokurorëve është thelluar tha Balla, pasi në të gjithë vendin janë 220 që në detyrë kur organika është 341. Duke theksuar se shpresat janë te harta e re gjyqësore, theksoi se situata mund të përkeqësohet deri vitin e ardhshëm. Duke qenë se stoku i dosjeve është shumë i lartë, prokurorët mungojnë, duke krijuar një problematikë të madhe.

Numri i prokurorëve që po shteron është problem edhe për KLP. Ky është viti më i keq për organin e prokurorisë, nga statistikat janë rreth 71 prokurorë të shkarkuar 71 të konfirmuar, 15 prokurorë që kanë hequr dorë dhe pastaj daljet në pension dhe kërkesat njerëzore, në total numri i prokurorë në gjithë vendin është 220 që janë në detyrë kur organika është 341, pra shikohet një thellim në mungesën e burimeve njerëzore, prokuroria është në hall. Mbase miratimi i hartës së re gjyqësore të bëjë njëfarë rregullimi. Në sot kemi një të keqe në sistem, me sot nga Shkolla e Magjistraturës nuk presim asnjë prokuror. Për një vit, mendoni vet si do të jetë gjendja, do të jetë më keq e kam ngritur zërin, ua them edhe juve pasi duhet të gjejmë zgjidhje”.

Ai ka dhënë një koment edhe në lidhje me hartën e re gjyqësore.

Në lidhje me hartën gjyqësore, ne si KLP deri tani s’na është marrë asnjë lloj mendimi nga KLGJ , deri tani na është thënë që ne do jemi pjesë pasi  të përgatitet një draft. Është e domosdoshme ta japim një mendim. Hetimi penal është ai që furnizon edhe gjykatat. As prokurori i përgjithshëm mesa di un nuk është pyetur. Presim që ministria e drejtësisë dhe KLGJ të na japë draftin dhe ne të japim mendimet tona, për ndarjen gjyqësore dhe për hartën gjyqësore, kush ia vlen të shkrihet dhe kush nuk ia vlen. Deri tani jemi në pritje që të japim një përgjigje”, shtoi Balla. be.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!