“Jemi në gatishmëri në gjithë Shqipërinë”, Peleshi nga Lezha: Është bërë punë e mirë me kanalet kulluese

schedule13:14 - 20 Nëntor, 2022

schedule 13:14 - 20 Nëntor, 2022

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi nga Lezha ka folur për situatën meteorologjike në vend.

Ai u shpreh se bashkitë në zonat me reshje intensive të këtyre ditëve kanë bërë një punë të mirë me kanalet kulluese.

Peleshi: Sapo bie intensiteti i reshjeve uji kullon dhe liron ato zonat e pushtuara nga uji. Në njësinë administrative të Dajçit kemi disa hektarë nënë ujë, por kur raintensiteti i reshjeve u liruan menjëherë.

Peleshi theksoi se Forcat e Armatosura janë në dispozicion edhe me mjete edhe me njerëz, për të ndihmuar banorët nëse do të ketë nevojë për evakuim. Ai bëri me dije se ka pasur 3 evakuime deri tani.

Peleshi: Kemi pasur 3 evakuime në Malësinë e Madhe dhe në Bërdicë Forcat e Armatosura po ndihmojnë me mjetet e tyre kalueshmërinë. Nuk ka ujë në banesa dhe nuk ka nevojë për evakuim.

Peleshi theksoi se janë në gatishmëri në të gjithë Shqipërinë.

Nga ana tjetër, kryebashkiaku Pjerin Ndreu bëri me dije se situata është nën kontroll.

Ndreu: Ka një rëndim situate në disa zona, për shkak edhe të hapjes së hidrocentralit të Vaut të Dejës. Megjithatë situata deri tani është pa rrezik për banorët dhe ne po e mbajmë nën kontroll. Janë disa zona të përmbytura, por puna me kanalet kulluese ka dhënë efekt.

Edhe Ndreu theksoi se do të jenë në gatishmëri të plotë dhe po bëjnë një plan së bashku me ministrin Peleshi që gjithë njësitë e emergjencave të jenë në punë./Abcnews.al/ 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!