“Jemi ndër më të mirët”, Terzic aspak modest: Ja dimë dobësitë, kërkoj rezultat pozitiv

schedule14:36 - 20 Shkurt, 2024

schedule 14:36 - 20 Shkurt, 2024

Sfida, Inter-Atletico Madrid mund të jetë sfida më spektakolare e fazës së 1/16-ve, të UEFA Champions League, por nuk është e vetmja. Përveç përballjes “magjike”, të Milanos, mbrëmjen e kësaj të marte do të zhvillohet edhe një tjetër sfidë e vlefshme për këtë fazë të kompeticionit, me holandezët e PSV Eindhoven, që do të presin në “shtëpinë” e tyre, “Verdhezinjtë” e Borussia Dortmund.

Këtyre të fundit, mund të thuhet se i “buzëqeshi” fati, në shortin e kësaj faze, pavarësisht se “tulipanët” holandezë vijojnë të mbeten të pamposhtur në Eredivisie. Kjo për shkak se në konferencën për shtyp, të zhvilluar një ditë më parë, tekniku, Edin Terzic është shprehur se ka “çelësin”, për të hapur “dyrnin mbrojtës” të PSV.

“Ne jemi një nga ekipet më të mira në Gjermani kur kemi në zotërim topin, e menaxhojmë në mënyrë të shkëlqyer. Në të njëjtën kohë edhe me kundërsulmin më efikas në finalizim. Kemi nevojë për kontributin e të gjithë ekipit në marrjen e rezultatit pozitiv që në duelin e parë, çka do e bënte më të thjeshtë takimin e kthimit në shtëpi.

Problemi i PSV-së përkon me prapavijën. Ata pësojnë shumë gola dhe ky detaj mund të shfrytëzohet në maksimum nga kampi ynë, por presioni i lartë i holandezëve do të jetë sfidë më vete. Luuk de Jong do të përbëjë kërcënimin ‘numër një’ në portën tonë. Pres që Malen të jetë në fushë, pavarësisht problemeve të vogla fizike”,- u shpreh Terzic. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!