Federico Chiesa është objektivi i fundit i Juventusit në merkato. Kampionët e Italisë po tentojnë të sigurojnë në limite shërbimet e yllit të Fiorentinës, për t’i dhuruar trajnerit Pirlo një sulmues krahu.
Rreth kësaj çështje ka folur për Sky Sport Fabio Paratici, drejtori sportiv i bardhezinjve. “Juventusi është gjithmonë i vëmendshëm kundrejt asaj që ndodh në merkato, pavarësisht nëse flitet për Federico Chiesan ose një lojtar tjetër.
Kjo është ideja dhe pikëpamja jonë: duhet të jemi kreativ, sidomos në një kohë kur është e vështirë të bësh merkato“, deklaron Paratici. 50 milion euro ofron Juventusi për 22-vjeçarin italian, teksa klubi nga Firence kërkon 10 milion euro më shumë.
Gjithsesi, lojtari i kombëtares italiane pritet të kalojë në Torino në huazim me detyrim blerje nga “Zonja” në fund të sezonit. /abcnews.al

