“Jemi gati për një turizëm normal?” Pipero shpjegon arsyet përse nuk do të ketë rikthim të virusit

schedule20:55 - 28 Maj, 2020

schedule 20:55 - 28 Maj, 2020

Mjeku infeksionit Pëllumb Pipero në “Mbrëmje në Abc” ka folur për heqjen e masave kufizuese. Pipero sqaroi se tashmë vendi po shkon drejt hapjes, ndërsa theksoi se qytetarët duhet të respektojnë masat e COVID-19.

I pyetur nëse turizmi do t’i rikthehet normalitetit Pipero sqaroi se hapja e plazheve është një lajm i mirë.

“Do ketë protokolle, ne nuk i sfidojmë ato pasi duhet të respektojmë masat për parandalimin e COVID-19. Hapja e plazheve është lajm i mirë pasi na ndihmon shumë edhe psikologjikisht. Unë e kuptoj dëshirën e rinisë dhe nevojën për të shkuar në plazh, por vetëm duhen respektuar disa protokolle të nevojshme”, tha Pipero.

Gjatë bisedës në studio Pipero u shpreh se sipas tij nuk do të ketë rikthim të virusit, ndërsa sqaroi edhe indikatorët që ndikojnë në zbehjen e virusit.

“Ka studime që mbështesin idenë se virusi do të ketë një rikthim të ashpër, por ka të tjerë që mbështesin teorinë se nuk do të ketë rikthim të COVID-19. Për mua nuk do të ketë rikthim të virusit. Për këtë ka disa indikatorë. Indikatori i parë është rënia e virulencës. Indikatori i dytë është rënia në kontakt me një pjesë të madhe të qytetarëve në mbarë botën dhe fillimi i rifitimit të imunitetit.

Besoj që rikthimi do të ishte i mundshëm, apo edhe më i egër nëse virusi do të pësonte mutacione. Të dhënat tregojnë se janë të vogla mundësitë për të pësuar mutacion tha Pipero. Por edhe qytetarët do të jenë më të ndërgjegjshëm. Besoj fort që deri në fund të vitit do të kemi edhe vaksinë.

Por, pikëpyetjet janë në raport më qëndrueshmërinë e imunitetit. Për të kuptuar se sa i qëndrueshëm duhet të jetë, duhet të kalojnë së paku 18 deri në 24 muaj që ne të bëjmë studime të plota dhe të themi nëse imuniteti është i qëndrueshëm ndaj COVID-19. Për të parë shkallën e përgjigjes ndaj një rikthimi të mundshëm të dytë duhet që vendi të përgatitet për një nivel të ekspozimit”, tha Pipero.

Sipas tij qëndrueshmëria e imunitetit është një nga elementët e rëndësishëm bëri me dije mjeku infeksionit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!