“Jemi favoritë për të fituar trofeun”, Carvajal karikon “Demat”: Do të luftojmë fort, mund të shkojmë larg

schedule13:36 - 12 Qershor, 2024

schedule 13:36 - 12 Qershor, 2024

Janë padyshim mes favoritëve për t’u “kurorëzuar” sërish, si “mbretërit” e Evropës. Kombëtarja e Spanjës do të nisë mesditën e 15 qershorit aventurën e radhës, në Kampionatin Evropian të futbollit, ku këtë herë është pozicionuar në grupin B, së bashku me Italinë, Shqipërinë dhe Kroacisë, me këta të fundit që do t’i kenë përballë në sfidën e parë të grupit.

Lojtarit duket të jenë të ingranuar, teksa kërkojnë me ngulm triumfin e madhe dhe këtë gjë e ka konfirmuar edhe një prej legjendave të “La Furia Roja” dhe Real Madrid, Dani Carvajal, i cili e ka konfirmuar haptazi faktin, që janë një prej favoritëve për fitimin e trofeut, teksa më tej i ka kërkuar shokëve të tij të skuadrës, të luftojnë deri në fund.

“Mendoj se njerëzit e marrin të mirëqenë faktin që ne jemi favoritë. Jemi kandidatë për fitimin e trofeut të madh, e them hapur një gjë të tillë. Ama, ne duhet të luftojmë fort deri në fund, duhet të përshtatemi me kundërshtarët në çdo ndeshje dhe çdo moment. Ne të ‘vjetrit’ po përpiqemi t’ua përcjellim edhe të rinjve pasionin për fitore. Me pasion dhe garë sportive mund të shkojmë shumë larg”,- u shpreh anësori i mbrojtjes. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!