Porto eliminoi Juventusin nga Champions League dhe do të tentojë të bëjë të njëjtën gjë kundër Chelsea në çerekfinale. Ish-portieri i njohur portugez, Victor Baia, i cili aktualisht mban postin e zv presidentit të “Dragonjve të Oportos”, komentoi shortin kundër ekipit anglez.
“Kur ndodhesh në çerekfinalet e Champions League kundërshtarët janë gjithmonë të një cilësie të lartë, por kemi besim të madh te vetja. Do të luajmë kundër një skuadre të madhe, Chelsea po e merr veten me trajnerin e ri, por kualifikimi është i hapur.
Ne duhet të përqendrohemi te vetja jonë. Për mua, Porto është gjithmonë favorite, pavarësisht kundërshtarit që kemi përballë. Do të përballemi me Chelsea me optimizëm dhe dëshirë për të kaluar në gjysmëfinale“, deklaroi zv presidenti i kubit portugez. /abcnews.al