“Jemi 3 vëllezër, e kam ndjerë mungesën e një motre”, Korab Shaqiri flet si rrallëherë për bashkëshorten

schedule12:02 - 16 Mars, 2023

schedule 12:02 - 16 Mars, 2023

Gjatë rrëfimit të tij në “ABC e Mëngjesit”, këngëtari i njohur, Korab Shaqiri ka folur edhe për jetën e tij familjare. Ai ka zbuluar se në familje janë 3 vellezër dhe gjithmonë e kanë ndjerë mungesën e një motre. Korabi shpreson që një ditë, ndonjëri prej tyre të bekohet me një vajzë.

“Ne jemi tre vëllezër, unë jam i dyti. Normalisht që e kam ndjerë mungesën e një motre. Unë nuk e kam pasur fatin e mirë që ta kem një motër. Do të doja shumë që ta kemi një vajzë prej ndonjërit prej nesh në familje. Besoj që do të shtohet familja dhe do të kemi vajza, sepse është ajo pjesa kush ka vajza botën ka. Unë për vete kam dy djem, Alteo dhe Arb. Më i vogli është 7-muajsh”, tha ai.

Më tej, këngëtari ka folur dhe për bashkëshororten, me të cilën ka dy djem. Ai tregoi se partnerja është gjithashtu pjesë e fushës së artit.

“Bashkëshortja ime ka studiuar për fashion-designe, ka kryer fakultetin, bachelor dhe master. Edhe tashmë është profesoresh në po të njëjtin fakultet ku ka studiuar. Edhe normalisht, merret me pjesën e artit, tani kohët e fundit ka hapur edhe faqen e saj online dhe po merret me fushën e saj”, shtoi Korabi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!