Artistja malezeze Jelena Tomasevic është fituesja e edicionit të 23-të të Ekspozitës Ndërkombëtare “Onufri 2017, “Kujtesë kolektive, kujtime personale”.
Juria e perbërë nga tre artiste, Lumturi Blloshmi, Greta Lami dhe Ledia Kostandini, shpalli veprën “Mixed Memor”, si më të arrirën e kësaj ekspozite.
Sipas jurisë, Tomasevic filtron eksperiencën kolektive përmes një gjuhe figurative tejet simbolike, duke ofruar qëndrimin e saj personal ndaj fenomeneve të ndryshme sociale”. Artistja fituese do të vlerësohet edhe financiarisht me shumën 300 000 (treqind mijë) lekë
Ekspozita u kurua nga Gaetano Centrone./abcnews.al
Jelena Tomasevic shpallet fituese e edicionit të 23-të të Onufrit
schedule17:16 - 28 Dhjetor, 2017
schedule 17:16 - 28 Dhjetor, 2017