Jeff Bezos, pronar i Amazon dhe Uashington Post, ka dhuruar 33 milionë dollarë fondit që i ofron bursa studimi emigrantëve të rinj që kanë mbërritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës si fëmijë të prindërve emigrantë të paligjshëm.
Donacioni vjen në një moment të tensionuar përsa i përket temës së emigracionit dhe pas deklaratave të ashpra të Donald Trump. Ndërsa aktualisht në kongresin amerikan po mbahen negociata për të gjetur një zgjidhje për planin që duhet të tutelojë këtë kategori emigrantësh./abcnews.al