Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Jeff Bezo bëhen nostalgjik, publikon videon prekëse nga garazhi ku themeloi Amazon

schedule22:59 - 3 Nëntor, 2023

schedule 22:59 - 3 Nëntor, 2023

Jeff Bezos postoi në llogarinë personale në Instagram një video të vitit 1994, me “zyrën” e parë të Amazon.

Njeriu i tretë më i pasur në botë, sipas Bloomberg Billionaires Index, shpjegoi përmes postimit se vendosi të rikthehej në Miami për dy arsye: Nga njëra anë, sepse është afër prindërve të tij dhe nga ana tjetër, sepse aktivitetet e Blue Origin po zhvendosen në Kepin Canaveral.

“Seattle ka qenë shtëpia ime që nga viti 1994, kur nisa Amazon nga garazhi im,” tha ai në postimin e tij, duke shpjeguar se babai i tij e kishte realizuar këtë video, “duke vizituar ‘zyrën’ e parë të Amazon “.



“Prindërit e mi kanë qenë gjithmonë mbështetësit e mi më të mëdhenj. Kohët e fundit ata u kthyen në Miami, ku unë jetoja kur isha më i ri. Dua të jem pranë prindërve të mi dhe e dua Majamin”, tha ai.

Në videon që ka shpërndarë ai na tregon rreth zyrës së tij. ” Kjo është e gjitha ,” thotë ai ndërsa kamera kalon nëpër zyrë. “Nuk kërkon shumë kohë për të vizituar zyrat e Amazon.com.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Jeff Bezos (@jeffbezos)

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!