Jean-ClaudeJuncker është sërish në qendër të vëmendjes, me videon më të fundit në Tëitter, ku ai shfaqet në një konferencë për shtyp me këpucë të ngjyrave të ndryshme njëra nga tjetra. Pasi një nga asistentet ia vë në dukje, Junker nxiton të shkojë të ndërrohet.
President i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker jo rrallë herë është protagonist i filmimeve të çuditshme, duke u lënë mundësinë të tjerëve që ta akuzojnë për faktin se sa i dhënë është pas alkoolit.
Juncker tashmë është vënë sërish në qendër të vëmendjeve, për shkak se ëshët paraqitur në një konferencë për shtyp me këpucë të ngjyrave të ndryshme njëra nga tjetra. Njëra ka qenë kafe dhe tjetra e zezë.
Një nga asistentet e vë në dijeni për këtë fakt dhe Juncker duket madje më i habitur se ajo. Presidenti i Komisionit Europian nxitoi prapa podiumit për të ndërruar njërën prej këpucëve./abcnews.al