“Je thjesht pasagjer”, babai i Griezmann shpërthen ndaj Setien

schedule13:58 - 1 Korrik, 2020

schedule 13:58 - 1 Korrik, 2020

Barcelona po dështon në fushë, ndërkohë që dështimet në merkato janë edhe më të shumta. Antoine Griezmann, sulmuesi francez që u ble për 120 milion euro, nuk është ngritur në lartësinë e pritshmërive dhe nuk kanë munguar kritikat.

Një ditë më parë, në takimin që katalanasit luajtën kundër ish-ekipit të sulmuesit francez, trajneri Quique Setien vendosi ta hidhte në fushë vetëm në minutat e fundit. Kjo nuk është pritur mirë nga familjarët e tij, babai Alain dhe vëllai Theo.

Ky i fundit, në rrjetet sociale shkruante: “Vetëm dy minuta” dhe “dua të qaj”. Pak minuta dhe postimet u fshinë. Babai i Griezmann u tregua më i ashpër dhe në mediat spanjolle fjalët e tij janë komentuar si të drejtuara për trajnerin Setien.

“Për të folur duhet të kesh çelësat e kamionit dhe nuk është rasti yt, sepse je thjesht pasagjer”, shkruante Alain, ndërkohë që edhe ai më pas e fshiu postimin e tij. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!