“Je si thes me piper”, Basha me fermerët në Malësinë e Madhe: Si shprehen holandezët për një të pasur

schedule13:31 - 5 Prill, 2021

schedule 13:31 - 5 Prill, 2021

Kryetari Basha takim me përfaqësues të Shoqatës së Bimëve Mjeksore në Malësinë e Madhe ku dhe do të firmoset marrëveshja e bashkëpunimit mes tyre dhe qeverisë së ardhshme nëse PD do të vijë në pushtet pas zgjedhjeve të 25 prillit.

Sipas Bashës, me heqjen e burokracive dhe uljen e kostove të prodhimit, fermerët do të kenë mundësi të fitojnë më shumë para.

“Do eliminohet çdo burokraci. Nga pronësia e deri tek NIPT-et. Numri i identifikimit do të jetë edhe NIPT për të. 100 milion euro në vit do të mundësojë që fermeri ta gëzojë punën e vet e të kthehet në shtresë të mesme. Fermerë punëtorë që krenohet me prodhimin  e tyre. Të paktën 1 milion lekë të vjetra të ardhura në muaj. Do ulin kostot e prodhimit. E kemi studiuar që nga fidanët, farat apo kosto e naftës. Heqja e taksës Rama që se e ka bërë të tretën më të shtrenjtë. Shqipëria mund të kthehet në shembull pozitiv, një nga këto është për bimët medicinale, apo erëzat. “

Ndërkoha Basha nuk i ka kursyer batutat nga vendi ku ka kryer shkollimin, në Holandë, ku sipas tij me anë të erëzave morën një hov të madh ekonomik.

“Edhe sot në Holandë, në gjuhën e përditshme të holandezëve kur duan të thonë që është shumë i pasur. Thonë që është si thes me piper. Kështu ka mbetur, ose kur duan të thonë është e shtrenjtë, thonë është e shtrenjtë si piperi. Se erëzat ngritën ekonominë dhe e mori veten.” tha Basha.

“Kemi vendosur të nënshkruajmë këtë marrëveshje. Për të prodhuara për të krijuar mirëqenie, për të kthyer dinjitetin dhe shpresën. Zoti na ka dhënë cdo përparësi dhe qeveria tua lehtësojë punën  dhe do rrisim eksportet. Zotohem që do të punojmë për të gjitha lidhjet me ndërkombëtarët. Përfitimit nga fondet evropiane, dhe për të marrë fondet për djersën e qytetarëve”  E.L/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!