Ardhja e teknikut Luis Enrique në krye të pankinës së “gjigandëve” të Paris Saint-Germin solli një “revolucion” në skuadrën franceze, ku u afruan dhe larguan një sërë lojtarësh, gjatë merkatos së verës.
Ndër të larguarit ishin lojtarët e “padëshiruar” nga tekniku spanjoll, si “fantazisti” Neymar e “arkitekti” italian i mesfushës, Marco Verrati, me këtë të fundit që e larguan pas më shumë se 10 vitesh në klub, pas asnjë lloj falenderimi.
Sipas raportimeve më të fundit, nga prestigjiozja franceze, “Le Parisien”, tekniku spanjoll mësohet t’i ketë thënë italian se është protipi i lojtarit që urren, duke e detyruar këtë të fundit, të largohet nga francezët dhe vetëm pak javë më vonë, 30-vjeçari u transferua te skuadra e Al-Arabi, në Katar. /i.m /abcnews.al