“Je kuptimi i jetës, Naim Abazi i bën Mihrijes dedikimin që do ta donte çdo grua

schedule11:13 - 15 Nëntor, 2021

schedule 11:13 - 15 Nëntor, 2021

Sot në familjen e këngëtarëve të njohur, Naim Abazit dhe Mihrije Brahës ka festë. Kjo e fundit ka ditëlindjen dhe mbush 54 vjeçe.

Me rastin e kësaj dite të veçantë, nuk ka munguar padyshim urimi i Naimit, i cili ka publikuar një foto në “Facebook”. Ai e ka shoqëruar me disa fjali tepër emocionuese.

Ndër të tjera, ka theksuar se nuk ka fjalë që do ta përshkruajë se sa ai dhe Platori e duan këngëtaren.

“E dashur Mihrije, e dashur mam, duam të të themi se ti je kuptimi i jetës sonë, je përmbajtja je dashuria je shtylla, je ëndërra, je ngjyra dhe mrekullia, qe jeten na e bene te bukur ! Nuk ka fjale, as shkronja me te cilat do te ta thonim sa te duam dhe sa te lumtur jemi qe te kemi ! Gezuar Ditelindjen! Platori & Naimi”, ka shkruar Abazi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!