“Je gabim”, replika Gjoka-Çuçi në “Byro Politike”: Industria jonë ka probleme me lëvizjen e fermerëve

schedule21:34 - 13 Maj, 2020

schedule 21:34 - 13 Maj, 2020

Industria Agroushqimore është një nga sektorët që është prekur nga koronavirusi

Në mbrëmjen e sotme në “Byro Politike” Filip Gjoka anëtar i Bordit të Këshillit të Agropërpunuese ka folur për situatën në të cilën ndodhet sektori i bujqësisë.

Gjatë diskutimit me ministrin e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Bledi Çuçi, ai kundërshtoi të ketë pasur një ndihmë për këtë sektor, ndërsa shtoi se nuk është marrë asnjë ndihmë, as nga paketa e parë dhe as nga paketa e dytë.

“Ose nuk ka pasur mundësi të mirëinformohet për të gjitha zonat e Shqipërisë ose me dashje kërkon të tregojë për një punë që nuk është bërë”, shprehet Gjoka.

Gjoka: Industria jonë ka probleme me lëvizjen e fermerëve. Pasi aplikojnë në portalin e-albania nuk marrin përgjigje.

Çuçi: Je gabim, mund t’i garantosh të gjithë grumbulluesve të tu leje në polici. Dhe nëse të hapim problem mjafton të më kontaktonit.

Gjoka: Bujqësia ka mjaft probleme. Nuk kemi arritur asnjë nga hallkat të marrin as nga paketa e parë dhe as nga paketa e dytë, ndihmë sovrane.

Çuçi: Nuk ka pasur asnjë ditë urdhër për të bllokuar lëvizjen bujqësorë. Këtu po flasim për situatën e  COIVD-19, jo për problemet që ka sektori, pasi në vetvete ka shumë probleme.

Gjithashtu Çuçi theksoi se ka pasur rritje të ndjeshme të eksporteve të këtyre produkteve.

Sa i përket Agroturizmit Çuçi tha se aktualisht është sektori më i prekur dhe se mbetet një moment shumë i rëndësishme për të krijuar një zhvillim të qëndrueshëm në fshat.

“Agroturizmi është bërë si një epidemi tashmë për të pasur agroturizëm dhe kjo është pozitive për të krijuar një vatër të këtij zhvillimi dhe ky është prioritet i politikave tona. Me hapjen shpresojmë se do të marrë shpejtësinë e duhur”, u shpreh ai.

Ndërkohë gjatë diskutimit më anëtarin e Bordit të Këshillit të Agropërpunuesve Çuçi tha se bujqësia nuk ka probleme.

Gjoka: Ky ligj është bërë i pastudiuar, sot jemi në një tmerr të vërtetë. Me fondet e BE  të cilat po shpërdorohen të garantohen siguri.

Çuçi: I keni të gjitha protokollet e analizave  në laborator

Gjoka: Është i vetmi shtet që nuk ka një laborator ku të analazohen prodhimet bujqësorë.

Çuçi: Kush të tha, madje kemi edhe laborator privat. /abcnews.al