Këngëtarja Elvana Gjata dhe stilisti Valdin Sahiti kanë një miqësi të ngushtë bashkë prej disa vitesh.
Sot, Valdrini feston ditën e lindjes dhe nuk kishte si të mungonte urimi i Elvanës, e cila ka ndarë në Instagram disa nga momentet që ata kanë kaluar së bashku.
“Je krenari e krejt Shqiptarisë! Njeriu më punëtor që njoh! Mezi pres të gëzoj për sukseset e tua të radhës! E sheh! Je frymëzim i vërtet për familjen, miqtë dhe krejt ata që adhurojnë artin tënd”, shkruan këngëtarja, duke treguar kështu edhe një herë lidhje e tyre të afërt. l.k/abcnews.al