Nora Istrefi feston sot përvjetorin e 35-të dhe në këtë ditë speciale për këtë nuk kanë munguar urimet e shumta nga miqtë dhe fansat e saj. Krahas Arbër Bytyqit, Vildane Zenelit, Valdrin Sahitit dhe VIP-ave të tjerë, nuk kishte si të mungonte dhe një urim nga e motra e saj, Era.
Këngëtarja e hitit “Bon Bon” ka ndarë një fotografi në rrjete sociale me Norën, krahas së cilës ka shkruar: “Gëzuar ditëlindjen motrës time të ëmbël ëngjëllore. Je bekim në jetën time, Të dua.”, janë fjalët që ka zgjedhur të përcjellë Era.
Ndërkohë, kujtojmë që Era po vazhdon të qëndrojë në Londër dhe pak ditë më parë konfirmoi se po punon për të sjellë një këngë të re, por nuk ndau detaje se kur do të jetë data e lancimit. /abcnews.al