Jay-Z dha bërë një rrëfim të rrallë lidhur me bashkë-prindërimin me Beyonce. Çifti ndajnë tre fëmijë, Blue Ivy nëntë vjeç dhe binjakët tre vjeç Sir dhe Rumi Carter. Ikona e repit tha se pandemia i bëri të ndiheshin më pranë njëri-tjetrit.
“Në fillim ishte kohë për të gjithë ne që të shkëputeshim pak dhe të lidheshim vërtet dhe me të vërtetë të përqendroheshim te familja dhe të qenit së bashku dhe të merrja kohë për të mësuar më shumë për njëri-tjetrin. Pastaj, pasi u mësuam, thamë ‘Ok, në rregull, kështu është normaliteti i ri?”, tha Jay-Z.
Jay-Z shtoi se ai nuk dëshiron që fëmijët të ndihen nën presion për të ndjekur karrierën e tyre në industrinë e muzikës. “Nuk është, ‘Shiko ky është biznesi që do ta dorëzoj ty, që po e krijoj për ty’. Po nëse fëmija im nuk dëshiron të merret me muzikë apo sport? Nuk e kam idenë. Përsa kohë fëmija ndihet i mbështetur dhe i dashur, mendoj që gjithçka është e mundur.” tha ai.
Vajza e madhe, Blue Ivy tashmë ka bërë emër duke u bërë fituesja e dytë më e re i një çmimi Grammy falë bashkëpunimit me nënën e saj për projektin “Brown Skin Girl”. Kënga u shfaq si pjesë e albumit vizual të Beyoncé, Black Is King , i cili debutoi në Disney + verën e kaluar. /abcnews.al