Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Javier Zanetti në “qiell” nga lumturia, por tregon se cilin ekip duhet të shmangin në finale

schedule10:08 - 17 Maj, 2023

schedule 10:08 - 17 Maj, 2023

13 vite pritje dhe Interi ritkhehet në një finale të Champions League dhe do të presë kundërshtarin e mundshëm sot, që do të jetë një mes Manchester City dhe Real Madrid.

I lumtur për këtë arritje dhe sukses ka qenë sigurisht dhe kapiteni i përjetshëm i Interit, Javier Zanetti, zëvendëspresidenti aktual i klubit.

“Ky grup e meritonte mundësinë që të luante një tjetër finale pas 13 vitesh. Të presim të shohim rivalët, por ajo që kemi bërë është shumë e rëndësishme.



Finalja? Unë personalisht do të dëshiroja të shmangim Real Madrid. Ky turne është bërë për t. ishte një rrugëtim i gjatë, të përballesh në një derbi në gjysmëfinale, nuk është e lehtë dhe unë e kam përjetuar si lojtar.

Lautaro? Jam shumë i lumtur për të, çdo vit rritet dhe tani është një lojtar kyç. Do ta mbajmë gjithmonë afër. A do të qëndrojë gjatë? Për momentin po dhe jemi të lumtur. Ai është shumë i lumtur këtu pasi ka shtëpinë dhe familjen. Shpresoj të qëndrojë sa më gjatë të jetë e mundur”, është shprehur Zanetti./h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!