Javier Zanetti: Lautaro ende mund ta bëjë Botërorin të “tijin”

schedule15:29 - 29 Nëntor, 2022

schedule 15:29 - 29 Nëntor, 2022

Pavarësisht se kemi hyrë në xhiron e tretë dhe të fundit, të fazës së grupeve të “Katar 2022”, sulmuesi kryesor i Argjentinës, Lautaro Martinez ende nuk ka gjetur formën e tij më të mirë dhe rrugën e rrjetës (pa llogaritur golat e anulluar me sistemin VAR nga Arabisë Saudite).

I intervistuar nga “Gazzetta dello Sport”, zv/presidenti i Interti, Javier Zanetti është shprehur optimist, për sulmuesin dhe mendon se ai ka sërish mundësi për t’ja dalë.

“Mund të jetë ende Kupa e tij e Botës. Do t’ia dalë së shpejti. Është e garantuar, ndoshta që me Poloninë. Lautaro nuk duhet të shqetësohet, nuk ishin dy ndeshje të lehta për t’u menaxhuar nga një sulmues. Por unë nuk shoh ndonjë problem.”,- është shprehur gjatë intervistës Zanetti. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!