Javier Tebas kërcënon sërish Barçën

schedule18:02 - 22 Tetor, 2022

schedule 18:02 - 22 Tetor, 2022

Presidenti i La Ligës, Javier Tebas, ka paralajmëruar Barcelonën se gjendja financiare e klubit mund të përkeqësohet vitin e ardhshëm. Ai tha se katalanasit duhet të shkurtojnë më tej listën e pagave të tyre gjatë verës.

Javier Tebas tha se largimi i Barcelonës nga Champions League në Europa League mund të bëjë një ndryshim të madh tha ai për Mundo Deportivo.

“Nëse eliminohen nga Champions League, atëherë do të kenë më pak të ardhura, por nuk do të paguajnë më bonuse. Nuk do të ndryshojë shumë. Leva funksionoi këtë sezon, por nuk do t’i ndihmojë ata sezonin e ardhshëm.

Ata duhet të ulin listën e pagave të tyre në më pak se 500 milionë euro. /G.D abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!