Presidenti Francez përgjigjet për ABC: Javën e ardhshme, mundësi për ecjen përpara me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

schedule07:05 - 24 Qershor, 2022

schedule 07:05 - 24 Qershor, 2022

Gazetarja e Abc Erisa Zykaj, ju ka drejtuar ditën e enjte një pyetje tre liderve Europianë, presidentit të Francës, Emmanuel Macron, presidentit të Këshillit Europian, Charles Michel, dhe presidentes së Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen, ku ju ka thënë se: Bashkimi Europian ka thyer shumë tabu gjatë presidencës franceze (janar-qershor 2022) dhe ju keni pa dyshim të tre meritë për këtë. Por si mund të shpjegoni pafuqinë e Bashkimit Europian kur bëhet fjalë për dosjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për shkak të bllokimit nga një shtet i vetëm për çështje bilaterale? Cfarë i thoni ju sonte popullit shqiptar që ka 30 vjet që pret në dyert e Europës, një derë që nuk është hapur ende krejtësisht ?

Lidhur me këtë pyetje presidenti i Francës Emmanuel Macron, ka theksuar se presidenca franceze ka bërë një propozim, lidhur me bashkëpunim e ngushtë me të dyja palët, që mundëson marrjen në konsideratë të kërkesave bullgare dhe që është në përputhje me atë që Maqedonia e Veriut mund të pranojë.

Erisa Zykaj: Bashkimi Europian ka thyer shumë tabu gjatë presidencës franceze (janar-qershor 2022) dhe ju keni pa dyshim të tre meritë për këtë. Por si mund të shpjegoni pafuqinë e Bashkimit Europian kur bëhet fjalë për dosjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për shkak të bllokimit nga një shtet i vetëm për çështje bilaterale? Cfarë i thoni ju sonte popullit shqiptar që ka 30 vjet që pret në dyert e Europës, një derë që nuk është hapur ende krejtësisht?

Emmanuel Macron, presidenti i Francës :

“Së pari, është e vërtetë që Maqedonia e Veriut ka bërë një punë historike me një kurajo të liderëve historikë, si Zoran Zaev  që kanë marrë përsipër të gjitha rreziqet e nevojshme për të ndryshuar emrin e vendit dhe për të ndryshuar Kushtetutën e vendit. Më tej një shtet anëtar ka ndërhyrë me vonesë dhe ka kërkuar që të ketë ndryshime. Ne nuk mund të bëjmë sikur problemi nuk ekziston. A është e drejtë ndaj Maqedonisë së Veriut? Do jua them me shumë sinqeritet: Jo. Është për këtë arsye që ne kemi ushtruar shumë presion mbi Bullgarinë këto muajt e fundit. Është gjithashtu dhe fryti (arsyeja) e një krize aktuale politike në Bullgari dhe nuk mund të bëjmë sikur kjo gjë nuk ka ndodhur. Dua të përshëndes kurajon dhe angazhimin politik të kryeministrit Petkov (kryeministrit bullgar) në këtë kontekst. Ai ka bërë gjithçka. Ne jemi shumë afër një marrëveshjeje. Ne kemi bërë një propozim, siç e dini në bashkëpunim të ngushtë me të dyja palët, që mundëson marrjen në konsideratë të kërkesave bullgare dhe që është në përputhje me atë që Maqedonia e Veriut mund të pranojë. E gjitha kjo supozon krijimin e vizibilitetit dhe besimit midis palëve. Do të ketë një votim mbi propozimin francez brenda disa orësh në parlamentin bullgar dhe shpresoj që të gjitha partitë politike do të shprehin mbështetje. Presidenti i Republikës duhet të angazhohet dhe ne kemi shpresa për këtë, partitë e koalicionit, partitë që dolën nga koalicioni dhe opozita të votojnë propozimin francez. Kanë detyrën e tyre europiane për të votuar mbi bazën e asaj që kemi arritur. Dhe më pas, në orët që vijojnë do takohemi me përfaqësuesit e Maqedonisë së Veriut për të finalizuar këtë marrëveshje. Nëse e gjitha kjo avancon në këtë mënyrë, atëherë ne mund të ecim përpara duke filluar që nga java e ardhshme, duke filluar nga organi i ambasadorëve të përhershëm të BE-së e më pas duke vijuar me procedurën dhe të mund të avancojmë kështu me këtë projekt me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Por keni të drejtë, ata kanë pritur shumë duke marrë  parasysh të gjitha përpjekjet që kanë bërë”.

/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!