Java nis me vranësira në këto zona, pasdite “tek tuk” me reshje shiu, sa shkojnë temperaturat

schedule07:17 - 8 Nëntor, 2021

schedule 07:17 - 8 Nëntor, 2021

Sipas MeteoAlb: Vendi ynë do të jetë me kthjellime dhe kalime të pata vranësirash gjatë orëve të para të ditës,  ku më të dukshme vranësirat pritet të jenë në Veriperëndim të Shqipërisë. Por në orët pasdites vranësirat do të shtohen përkohësisht duke krijuar mundësi për momente me pika shiu në zona të izoluar në Veri dhe pjesërisht ne qendre të territorit.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 8°C deri në 25°C. Era do të fryjë e lehtë me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi Lindor duke sjell në brigjet detare dallgëzim të ulët.

Kosova

Vlerat e larta barike do të sjellin në pjesën e parë të ditës kthjellime dhe vranësira të lehta, të cilat më të dukshëm do të jenë në Veri të Kosovës. Ndërsa në vijim pritet që vranësira të theksohen në të gjithë territorin e Kosovës, por nuk do të ketë prezencë të reshjeve.

Maqedonia e Veriut

Pjesa e parë e ditës do të jetë në mbizotërimin e moti të kthjellët dhe vranësirave të pakta, KU më të dukshme do të jenë në skajin Verilindor të territorit të MV. Ndërsa në pjesën e dytë të ditës parashikohet të ketë theksim të vranësirave, por jo reshje shiu.

Rajoni dhe Europa

Europa Lindore VIJON me vranësira të shpeshta të cilat do të gjenerojnë reshje të dendura shiu te shoqëruara me shkarkesa elektrike. Gjithashtu me vranësira dhe shira paraqitet, pjesërisht Europa Qendrore dhe Ballkani Veriperëndimor. Ndërsa gadishulli skandinav dhe ai Iberik do të dominohen nga kthjellime dhe vranësira kalimtare. /Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!