Java nis me surpriza për fëmijët, koreografi i nderuar Llaqi Nako bëhet pjesë e “T’ka mami yll”

schedule18:55 - 15 Nëntor, 2021

schedule 18:55 - 15 Nëntor, 2021

Kjo javë ka nisur me shumë tension në Dance Reality Show “T’ka mami yll”, pasi në fund të mbrëmjes së të shtunës nuk ka pasur të eliminuar. Kryetari i jurisë Albi Nako, ka vendosur që gjithçka të ngelet për të shtunën e ardhshme, në mënyrë që tre fëmijët që janë në nominim të kenë mundësi të përgatiten edhe më shumë.

Emocionet janë ndjerë edhe te mamatë e tyre, të cilat pasditen e sotme kanë treguar se si ndihen. Megjithatë, në fund, mamaja e Aronit, Tadeas dhe Sindit kanë pranuar se çfarë do që të ndodhë kjo eksperiencë do të mbetet e paharruar për fëmijët e tyre.

Nga ana tjetër, surpriza e vërtetë e kësaj jave që sapo ka hyrë ishte koreografi i nderuar Llaqi Nako, I cili do të merret personalisht me koreografitë e fëmijëve. I shoqëruar nga i biri, Albi, ai nuk ka nguruar t’i jap edhe një këshillë fëmijëve gjatë provave.

“Keni hyrë në këtë garë, ama të gjithë jeni fitues, edhe ai që eliminohet. Ju jeni fitues të gjithë, se keni fituar profesionalisht, keni fituar përvojë, keni fituar shumë e shumë gjëra, të cilat do të shërbejnë si bazë që ju të synoni më tej, gjithmonë më tej”, u shpreh ai. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!