Java globale e sipërmarrjes/ Ibrahimaj: Sfidë, rritja e produktivitetit dhe gjetja e stafit të kualifikuar

schedule14:30 - 13 Nëntor, 2023

schedule 14:30 - 13 Nëntor, 2023

Bizneset shqiptare po përballen gjithmonë e më shumë me sfidën e gjetjes së stafit të kualifikuar dhe rritjen e produktivitetit.

Këto do të jenë dy nga pikat ku do të përqëndrohet diskutimi në javën Ndërkombëtare të  sipërmarrjes e cila do të zhvillohet në Shqipëri përgjatë datave 13-19 nëntor.

Ministrja e Shtetit për sipërmarrjen dhe klimën e biznesit, Delina Ibrahimaj  tha se  vëmendja e qeverisë është e pakushtëzuar ndaj sipërmarrjes novatore dhe përmirësimit të mjedisit ekonomik.

Ministrja Ibrahimaj vuri theksin edhe në bashkëpunimin e bizneseve në nivel rajonal.

Në Shqipëri, numërohen rreth 127 mijë biznese aktive dhe ky numër ka vijuar të rritet vit pas viti.

Pjesa më e madhe e bizneseve operojnë në sektorin e shërbimeve dhe janë kryesisht biznes i vogël, duke u ndjekur më pas nga sektori i tregtisë dhe ai i prodhimit./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!