Java globale e parasë 2025 , Sejko: Sistemi i pagesave ne euro ka ulur kostot e transfertave

schedule15:31 - 17 Mars, 2025

schedule 15:31 - 17 Mars, 2025

Sistemi kombëtar i pagesave në euro ka siguruar 100 milone euro kursime për qytetarët dhe bizneset.

Sipas të dhënave Ekonomia shqiptare ka regjistruar një nivel të lartë të pagesave elektronike që  kanë sjellë një sërë përfitimesh për ekonominë.

Në javën globale të parasë që korrspondon me 100 vjetorin e krijimit të Bankës së Shqipërisë  guvernatori Gent Sejko tha se sistemi financiar në vend ka kaluar në një transformim të fortë duke u fokusuar së fundmi në pagesat digjitale.

Edukimi financiar i të rinjve sipas Sejkos është një domosdoshmëri në ditët e sotme.

Slogani kombëtar i javës globale të  parave për 2025 është  “Ndiq me mençuri, begati në ardhmëri! – 100 vjet bankë qendrore në Shqipëri!”,  dhe shpreh domosdoshmërinë e marrjes së vendimeve financiare të zgjuara për një të ardhme të qëndrueshme.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!