Nga Xhensila Kodra
Përpos mjekëve, edhe punonjësit e policisë janë po aq të ekspozuar nga covid-19 për shkak të kontakteve gjatë punës së tyre në terren. Në 24 orët e fundit, 16 punonjës policie kanë rezultuar pozitiv me koronavirus, duke e çuar numrin e të prekurve që nga fillimi i pandemisë në 699.
5 oficerë janë të shtruar në spitalet Covid për të marrë mjekimin e nevojshëm. Ndërsa që nga fillimi i pandemisë 10 prej uniformave blu kanë ndërruar jetë. Pjesa më e madhe e efektivëve të prekur janë ata të rendit dhe te shërbimit qytetar.
Lexo edhe: Covid në radhët e policisë, një viktimë dhe 16 efektiv të infektuar në 24 orë
Nga 317 te infektuar aktualisht 312 jane vetekarantinuaar. Kurba u rrit frikshëm javën e fundit duke shënuar 122 raste. “ABC” mëson se një pjesë e tyre, virusin e kanë marrë edhe nga familjarët. E ndërsa vendet vakant në polici po zëvendësohen nga kolegët, me orë shtesë. Numrin më të lartë të të prekurve e mban kryeqyteti.
Që nga fillimi i pandemisë, gjithsej në spitalet covid janë shtruar 46 policë. Nderkohë mbrëmjen e së enjtes nuk mundi t’i mbijetojë virusit hetuesi 45 vjeçar, pranë OFL-së, Florian Pema. Covid ka infektruar edhe drejtues të lartë. Pak ditë më parë, pozitiv ka rezultuar edhe drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit, Ardi Veliu, i cili po trajtohet në shtëpi.
Policët me Covid
317 efektivë aktualisht të infektuar
312 efektivë janë vetëkarantinuar
10 efektivë kanë ndërruar jetë
/db/Abcnews.al