Java e “legjionarëve”/  Fiton Atalanta e Gjimshitit, Lecce barazon ndaj Torino me Berishën e Ramadanin në fushë

schedule18:36 - 15 Shtator, 2024

schedule 18:36 - 15 Shtator, 2024

Mund të thuhet se ishte java e “legjionarëve”.

Pas performancave fantastike, të Manajt, Kumbullës, Ismajlit e Barjamit, plot tre “yje” të tjerë të Kombëtares kanë shkëlqyer këtë javë në arenën evropiane, më konkretisht mesditën e kësja të diele, në përballjet e orës 15:00, të Serie A.

Kështu, Atalanta e Berat Gjimshtitit, me liderin e mbrojtjes që luajti një ndeshje të plotë, fitoi në “Geëiss Stadium”, ndaj “Violëve” të Fiorentina me rezultatin e ngushtë 3-2,  me Retegui, De Ketelaere e Lookman, që shënuan në minutat 21’, 45’ e 45+1’, duke përmbysur dy herë kundërshtarin fillimisht pas golit të Martinez Quarta e më pas të Moise Kean, në minutat 15’ e 32’.

Fantastik ishte “shtatlartit” i prapvijës, me kapitenin e Shqipërisë që largoi jo pak topa të rrezikshëm nga zona, duke performuar shumë herë më mirë se pranterët e tij në mbrojtje, Hien e Kolasinac.

Në krahun tjetër, në fushën e blertë zbritën edhe dy mesfushorë të Kombëtares, Ylber Ramadani e Medon Berisha, të cilët ndaj “Demave” të Torino, në transfertën arritën të ruanin barazimin 0-0, duke dalë me një pikë të vlefshme nga një fushë shumë e vështirë. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!