Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Java e ferrit”, cikloni mesdhetar godet vendin/ Meteorologia: Reshje intensive dhe rrezik për përmbytje

schedule08:43 - 17 Nëntor, 2025

schedule 08:43 - 17 Nëntor, 2025

Shqipëria pritet të përballet me një javë me reshje intensive shiu dhe rrezik për përmbytje, si pasojë e afrimit të një cikloni mesdhetar.

Meteorologia Rezarta Xhakollari, e ftuar në emisionin “ABC-ja e Mëngjesit”, paralajmëroi se reshjet do të nisin që në mesnatë në veri të vendit dhe do të kulmojnë të martën dhe të mërkurën në disa prej qarqeve kryesore, ndërsa temperaturat do të mbeten mbi normalen për këtë periudhë.

Ajo shtoi se dëbora nuk pritet gjatë kësaj jave, por mund të shfaqet vetëm pas festave të nëntorit, ndërsa muajin e karakterizon një klimë më e ngrohtë dhe më e paqëndrueshme se vitet e fundit.

Nuk do të ketë dëborë këtë javë, por javës tjetër në fund të festave të nëntorit. Kjo javë pritet që të ketë reshje shiu intensive, pasi do të kemi një ciklon Mesdhetar. Qendra ciklonike do të godasë dhe brigjet e Adriatikut. Reshjet e shiut do të fillojnë mesnatën e sotme në zonën e veriut të vendit.

Reshjet do të jenë të përqendruara ditën e martë dhe të mërkurë, kryesisht në zonën e Shkodrës, Lezhës, Elbasanit, por edhe në jug të vendit. Edhe pse do të kemi reshje shiu, temperaturat do të jenë të larta rreth 20-21 gradë Celsius. Ditën e enjte do të kemi një pauzë, por do të rikthehen përsëri në fundjavë dhe në fillim të javës që vjen. Mund të ketë rrezik për përmbytje sepse do të jenë reshje me intensitet të lartë.

Nëntori do të mbyllet me temperatura mbi mesataren që kemi pasur krahasuar me vitet e fundit. Mesdheu do të jetë më  i prirur që të kemi këto ciklone edhe përgjatë stinës së dimrit. Javës që vjen rikthehen reshjet pasi do të kemi dy ciklone të njëpasnjëshme”, parashikoi meterologia./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!