Java e 27-të luhet në 3 ditë, spikat Kukësi-Tirana, “luftë” për mbijetesë dhe europë

schedule10:46 - 30 Mars, 2022

schedule 10:46 - 30 Mars, 2022

Pas ndeshjeve të kombëtareve, kampionati shqiptar do i rikthehet ndeshjeve, teksa do të luhet java e 27-të në 3 ditë të ndryshme.

Gjithçka do të nisë me supersfidën e kësaj jave mes Kukësit dhe Tiranës, takim që do të luhet ditën e shtunë në orën 13:45. Edhe këtë herë verilindorët do të “shtegtojnë” në Rrogozhinë për të zhvilluar ndeshjen e tyre si pritës, ku do të kërkojnë 3 pikët ndaj kryesuesve.

Në “Elbasan Arena” ora 16:45 do të luhet një tjetër takim interesant, këtë herë për mbijetesën mes Dinamos dhe Egnatias. Të dy skuadrat, fitorja është e vetmja rrugëdalje në këtë përballe.

Dita e diel ka rezervuar vetëm një takim, ku Teuta pas disa muajsh që “shtegton” më në fund do të kthehet në “Niko Dovana” ora 16:45, ku do të presë Skënderbeun e Skënder Gegës, në një takim që pritet të jetë i luftuar.

Dy takimet e fundit të kësaj jave do të luhen ditën e hënë në të njëjtin orar. Vllaznia-Kastrioti do të zhvillohet në “Loro Boriçi” ora 17:45, me shkodranët që kërkojnë pikët për europën, ndërsa krutanët pikët për mbijetesën.

Po në të njëjtën orë do të luhet edhe Partizani-Laçi, sfidë që po ashtu do të luhet në “Elbasan Arena”. Demat dhe kurbinasit do të kërkojnë të rikthehen te fitoja për të vazhduar drejt objektivave të tyre.

Java e 27-të:

E shtunë, 2 prill 2022

13:45 Kukësi – Tirana

16:45 Dinamo – Egnatia

E diel, 3 prill 2022

16:45 Teuta – Skënderbeu

E hënë, 4 prill 2022

17:45 Vllaznia – Kastrioti

17:45 Partizani – Laçi /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!