Jasir Asani përshpejton transferimin e tij në Iran, ku do të luajë për Esteghlal, skuadra më e madhe dhe më fituese në futbollin e këtij vendi.
Sulmuesi i kombëtares së Shqipërisë kishte arritur më parë marrëveshjen, ndërsa pritej të bashkohej me ekipin e ri në janar kur I përfundonte kontrata me koreanojugorët e Guangju.
Por klubi iranian ka vendosur të paguajë 1 milion dollarë për të liruar Jasir Asanin nga detyrimet kontraktuale, në mënyrë që të ketë shërbimet e tij që në javën e dytë të sezonit të ri të kampionatit.
Te Estehlal, sulmuesi kuqezi ka siguruar një kontratë me kushte financiare më të mirë se ato që I ofronin klubet e tjera të interesuar për të.
Futbollisti largohet nga Guangju pas 8 golave në 21 sfida të luajura në këtë sezon, ndërsa mbetet për t’u parë nëse kjo zgjedhje do të ndikojë te e ardhmja e tij në kombëtaren e Shqipërisë.
Jasir Asani ishte protagonist absolut në kualifikimin e përfaqësueses kuqezi në finalet e “Euro 2024”, por në eliminatoret e këtij viti për “Botërorin 2026” ai nuk u aktiviazua asnjë minutë në ndeshet e fundit nga trajneri Silvinjo.

