Jasir Asani risia e Partizanit, “demat” fazë përgatitore në Ohër

schedule10:38 - 24 Gusht, 2020

schedule 10:38 - 24 Gusht, 2020

Partizani do të zhvillojë fazën përgatitore në Ohër. Temperaturat në qytetin e banuar nga shumë shqiptare në Maqedoninë e Veriut janë të volitshme për “demat” që të stërviten në prag të nisjes së sezonit të ri futbollistik.

Risia e përgatitjeve do të jetë prania e sulmuesi Jasir Asani, i cili u huazua pjesën e dytë të sezonit të shkuar në Suedi tek AIK. Ai ka edhe gjashtë muaj kontratë me klubin kryeqytetas, ndërkohë që dëshirën e ka të luajë në një kampionat jashtë vendit.

Ditët e fundit madje është folur edhe për një ofertë nga Sivaspor, madje konsiderohej e mbyllur. Gjithsesi Asani fillimisht do të nisë përgatitjet me Partizanin dhe më pas mund të ketë të reja në lidhje me të ardhmen e tij. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!