Gjendja shëndetësore e vogëlushes së një çifti shqiptar në Itali po përmirësohet ndejshëm. Ajo është vetëm 15-muajsh dhe tani është jashtë rrezikut për jetën.
Ajo u aksidentua rëndë më 8 mars në Marosticë, në një nga sheshet qendrore të qytetit në rrugën “Montegrappa”, pasi drejtuesi i një kamioni humbi kontrollin dhe e përplasi.
Shoferi Thiene Pietro Dal Santo ,58-vjeç rezultoi se ishte nën efektin e alkoolit kur aksidentoi fëmijën shqiptar. Por falë kujdesit intensiv të Poliklinikës së Padovës, ku fëmija është shtruar, ajo ka dalë nga koma farmakologjike. Ndërsa i gjithë stafi mjekësor po e ndjek me vëmendje dhe gjatë fundjavës pritet që mjekët t’i ndalojnë gradualisht medikamentet që përdorin për t’i lehtësuar dhimbjet. Pas aksidentit ajo për 3 javë ka qëndruar në koma. Por më në fund ka ardhur lajmi i mirë që të gjithë e prisnin./abcnews.al