Jashtë afatit të përdorimit dhe në kushte të papërshtatshme, AKU bllokon produktet ushqimore, gjobitet sukbjeti

schedule15:54 - 6 Nëntor, 2023

schedule 15:54 - 6 Nëntor, 2023

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar produkte ushqimore që kanë rezultuar jashtë afatit të përdorimit.

Gjatë inspektimeve të kryera në subjektin “N” ka reuzultuar se aktiviteti ushtrohej në kushte të përshtatshme higjieno-sanitare dhe produktet ushqimore ruheshin sipas natyrës së tyre në kushte frigoriferike dhe rafte.

Nga verifikimi i produkteve ushqimore u konstatuan 20 kg produkte ushqimore me afat të kaluar përdorimi të llojit, sallamra, biskota, cornflakes, ëmbëlsira, brumëra, fruta të ngrira, gjalpë, kos dhe 8 litra produkte qumësht, vaj ulliri dhe majonezë të markave të ndryshme. Gjithashtu subjekti nuk dispononte një sistem efikas gjurmueshmërie të produkteve ushqimore dhe nuk implementon planin e vetëkontrollit HACCP.

Sakaq theksohet se nga trupa inspektuese u krye bllokimi i menjëhershëm i kësaj sasie në subjekt me detyrim asgjësimin e tyre sipas legjislacionit në fuqi, si dhe u mor masa administrative me gjobë në vlerën e 500’000 lekëve.

Reagimi i plotë:

Tiranë, AKU bllokon produkte ushqimore jashtë afatit të përdorimit

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit duke iu referuar një denoncimi, ka reaguar menjëherë nëpërmjet strukturave të Drejtorisë Rajonale Tiranë, duke kryer inspektim në subjektin “N”, me aktivitet “Tregtim të produkteve ushqimore”. Nga kontrolli i ushtruar në ambientet e këtij subjekti ka rezultuar se aktiviteti ushtrohej në kushte të përshtatshme higjieno-sanitare dhe produktet ushqimore ruheshin sipas natyrës së tyre në kushte frigoriferike dhe rafte. Nga verifikimi i produkteve ushqimore u konstatuan 20 kg produkte ushqimore me afat të kaluar përdorimi të llojit, sallamra, biskota, cornflakes, ëmbëlsira, brumëra, fruta të ngrira, gjalpë, kos dhe 8 litra produkte qumësht, vaj ulliri dhe majonezë të markave të ndryshme. Gjithashtu subjekti nuk dispononte një sistem efikas gjurmueshmërie të produkteve ushqimore dhe nuk implementon planin e vetëkontrollit HACCP.

Nga trupa inspektuese u krye bllokimi i menjëhershëm i kësaj sasie në subjekt me detyrim asgjësimin e tyre sipas legjislacionit në fuqi, si dhe u mor masa administrative me gjobë në vlerën e 500’000 lekëve.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit me qëllim garantimin e sigurisë ushqimore, i bën thirrje OBU-ve të jenë të kujdesshëm në verifikimin e datave të skadencave të produkteve ushqimore, si një masë shumë e rëndësishme për sigurinë ushqimore të konsumatorëve, gjithashtu inkurajon konsumatorët të denoncojnë çdo rast apo tentativë abuzimi pranë Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në numrin e gjelbër 08007575 dhe [email protected]. Siguria ushqimore, është një sfidë e përbashkët.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!