Japonia shënon numrin rekord të të moshuarve mbi 100 vjeç

schedule10:48 - 14 Shtator, 2021

schedule 10:48 - 14 Shtator, 2021

Japonia ka arritur numrin rekord të personave mbi 100 vjeç. Ministria e Shëndetësisë në të dhënat e fundit bën me dije se numri i 100-vjeçarve ka arritur rekordin e 50 viteve të fundit me 86 500 të moshuar ku mbizotërohet nga gratë.

Mediat e huaja bëjnë me dije se të dhënat tregojnë një rritje të qëndrueshme që nga fillimi i statistikave, duke filluar në vitin 1963, kur njerëzit mbi 100 vjeç ishin vetëm 153.

Nga statistikat mësohet se 88.4% janë gra, me 76.450, ndërsa burrat regjistruan një rritje në 10.060 njësi. Përparimet në kërkimet mjekësore kanë parë rritje të konsiderueshme në dekadat e fundit, shpjegon ministria, me jetëgjatësinë në Japoni që është më e larta në botë për të dy identitetet gjinore: 87.74 vjet për gratë dhe 81. 64 për burrat.

Sipas Librit të Rekordeve Guinness, personi më i vjetër në botë, 118 vjeç, është në fakt një grua japoneze. Një banor i Fukuoka, Kane Tanaka lindi në 1903, në të njëjtin vit kur vëllezërit Wright bënë fluturimin e parë ajror që mund të kontrollohej nga piloti. e.su./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!